Primitivizëm: Kryeministri zhvishet cullak, shokët e ruajnë me ‘kallasha’

Primitivizëm: Kryeministri zhvishet cullak, shokët e ruajnë me ‘kallasha’

Kryeministri Haradinaj siç duket këtë fundjavë ka vendosur që ta largojë mendjen nga zhvillimet në vend- shkruan Periskopi.

Haradinaj së bashku me deputetin nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ditën e shtunë e kanë kaluar duke përshkuar bjeshkëve të Moknës.

Në disa fotografi të publikuara, kryeministri i Kosovës shihet i zhveshur në pjesën e lartë të trupit kështu duke zbuluar muskujt dhe trupin e formësuar. Përreth tij shihen edhe disa persona të armatosur deri në dhëmb me kallashnikovë.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj zbulon muskujt. Ai gjatë stinës së dimrit ishte zhveshur për tu zhytur në liqen me ujë të ftohtë në majën e Gjeravicës./Periskopi/

 

Shpërndaje në: