Princi William kundër planeve hapësinore të Jahja Kokajt: A ta ndreqim tokën, më mirë?

Princi William kundër planeve hapësinore të Jahja Kokajt: A ta ndreqim tokën, më mirë?

Duka i Kembrixhit [Cambridge] ka kritikuar garën hapësinore dhe turizmin hapësinor, duke thënë që mendjet më të mëdha të botës duhet të fokusohen që ta ndreqin Tokën.

Komentet e Princ Williamit dhënë në një intervistë u dhanë një ditë pasi William Shattner u bë personi më i vjetër që shkoi në hapësirë.

“Na vyejnë disa prej mendjeve më të mëdha të botës që të provojnë ta ndreqin këtë planet, e jo të provojnë të shkojnë në një vend tjetër e të jetojnë aty,” – tha ai, përcjell Periskopi nga The Guardian.

Ai po ashtu paralajmëroi pjesëmarrësit e samitit Cop26, ku do të mblidhen liderët e botës në Glasgow në fund të këtij muaji.

Kujtojmë që deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka deklaruar se brenda mandatit të Qeverisë Kurti do të mundohej të dërgonte një raketë hapësinore të vogël në hapësirë. /Periskopi

Shpërndaje në: