Prindërit e braktisën për muaj me radhë, infermierja adopton foshnjën

Prindërit e braktisën për muaj me radhë, infermierja adopton foshnjën

Zakonisht, infermieret që kujdesen për fëmijët në spital bëjnë pikërisht këtë: kujdesen dhe kaq. Por rasti i një vogëlueshje ishte paksa ndryshe, pasi për të nuk u interesua askush të vinte ta vizitonte për muaj me radhë dhe marrëdhënia e saj me infermieren ndryshoi rrënjësisht.

Ajo u kujdes për të, e rriti dhe në fund u bë nëna e foshnjës. Infermierja Liz Smith ishte përpjekur dëshpërimisht të kishte një fëmijë të sajin, por deri në vitin 2016 nuk ia doli. Edhe tentativa e saj për fertilizim in vitro rezultoi e dështuar dhe ajo ishte një nga ditët e saj më të këqija. Por, gjërat filluan të merrnin kthesë papritur kur në spital mbëriti një fëmijë i dy prindërve përdorues të lëndëve të palejushme, të cilët kishin humbur të drejtën për të rritur fëmijën e tyre.

Vajza e sapolindur peshonte vetëm 1 kilogram dhe kishte nevojë për kujdes të veçantë. Por për muaj me radhë askush nuk erdhi ta vizitonte vogëlushen.

“Kur fillova ta ushqeja qëllimi im ishte ta bashkoja me prindërit  saj biologjikë. Nuk e kisha menduar kurrë se nëna e saj do të bëhesha unë. Mendoja se meritonte çdo grimcë dashurie që i jepja”.

Më 18 tetor 2018, Smith zyrtarisht u bë nëna e Gisele, e cila tani është 2 vjeçe. Shëndeti i saj është përmirësuar shumë që nga lindja dhe megjithëse ajo ende po ushqehet nga tubi, gjithashtu po ha ushqim të vërtetë si të tjerët.

“Gisele është duke bërë shkëlqyeshëm, edhe pse në hapa të ngadaltë, ajo është në drejtim të mbarë”- u shpreh infermierja Smith.

Smith thotë se ajo kurrë nuk është ndier më e lumtur dhe më e fortë.

Shpërndaje në: