Prindërit kërkojnë të largohet nga tregu lodrën “Huggo Wuggy”

Prindërit kërkojnë të largohet nga tregu lodrën “Huggo Wuggy”

Që nga lansimi i filmit komedi/horror “I djekur nga Huggy Wuggy”, maskota në këtë film po shitet edhe si lojë për fëmijë.

E kohëve të fundit kjo lodër po gjendet edhe në tregun kosovar.

Me të arritur në tregun kosovar, janë shqetësuar edhe prindërit, madje kërkojnë largimin e saj.

Përderisa edhe në aspektin psikologjik po cilësohet si imazh jo i mirë për fëmijët.

Personazhi i dalë nga filmi “I ndjekur nga Huggy Wuggy”, simbolizon përqafimin deri në vrasje.

Ndryshe ajo njihet edhe si krijesë gjakpirëse.

Në aspektin psikologjik, po konsiderohet se tek fëmijët paraqitja e një imazhi të tillë është e gabuar.

Psikologu Naim Telaku vlerëson se fëmijët, përqafimin që bënë personazhi, mund ta marrin si të rrezikshëm.

Ndërsa më të shqetësuarit nga qarkullimi i kësaj loje në treg janë prindërit.

Madje kërkojnë edhe largimin e saj.1

Huggy Wuggy, është një ndër lodrat më të shitura në të gjithë botën për këtë vit, madje është bërë edhe video-lojë. /Tëvë1

Shpërndaje në: