Prindërit padisin djalin: Ia lypin 650 mijë dollarë nëse nuk ua ‘dhuron’ një nip ose mbesë brenda vitit

Periskopi.com Fun

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që nuk u dhanë nip/mbesë pas gjashtë vjetësh martesë.

Sanjeev dhe Sadhana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se i shpenzuan kursimet për ta rritur djalin e tyre, duke paguar për shkollimin e tij si dhe një dasmë luksoze.

Ata po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650 mjië dollarë nëse asnjë nip ose mbesë nuk lind brenda një viti.

Padia tepër e pazakontë është ngritur për shkak të “ngacmimit mendor”.

Prasad tha se ai kishte shpenzuar të gjitha kursimet për djalin e tij, duke e dërguar atë në ShBA në vitin 2006 për trajnim pilot me një kosto prej 65 mijë dollarë.

Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja e tij duhej ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet, raporton Times of India, transmeton Klankosova.tv.

Shrey Sagar, 35 vjeç, më në fund mori një punë si pilot. Prindërit e tij thonë se kanë rregulluar martesën e tij me Shubhangi Sinha, tani 31 vjeç, në vitin 2016, me shpresën se do të kishin një “nip/mbesë për të luajtur” gjatë daljes në pension.

Prindërit thonë se kanë paguar për një dasmë në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe një muaj mjalti jashtë vendit.

Kërkesa e çiftit, e depozituar në Haridëar, pritet të dëgjohet nga një gjykatë më 17 maj. Djali dhe gruaja e tij nuk kanë folur për këtë rast.