Prindon Sadriu nuk harron të vishet “ushtarakisht “as në lojën Kosovë-Greqi

Periskopi.com Lajme

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka shkuar me veshje ishtarake në “betejën” që po zhvillon Kosova me Greqinë në stadiumin Fadil Vokrri.

Në fotografitë nga stadiumi ai shihet me pantollona të ngjashme me uniformën ushtarake, të cilat i kishte veshur edhe në ceremonitë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sadriu është parë me veshje të ngjashme thuajse në të gjitha rastet kur presidentja Vjosa Osmani ka prezantuar në aktivitete ushtarake.

Momentalisht, Kosova është duke humbur me rezultat 1-0 ndaj Greqisë.

 

 

Shpërndaje në: