Prishtina dhe Drita diskutojnë trofeun e Superkupës, formacionet zyrtare

Periskopi.com Lajme

Për herë të parë në histori të futbollit kosovar një finale zhvillohet në një tjetër shtet.

Prishtina dhe Drita që po ndodhen në Antalya do ta zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.

Prishtina në këtë takim do të jetë pa dy sulmuesit afrikan, Otto John e Guathier Mankenda që nuk arritën të pajisen me viza.

Ndërkohë trajneri Zekirija Ramadani i ka besuar lojtarëve që kryesisht kanë luajtur në shumicën e ndeshjeve në kampionat.

Mungesa të mëdha do të ketë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Drita.

Ardian Nuhiu nuk mund të llogarisë në shërbimet e portierit Faton Maloku si dhe mbrojtësit Ardian Cuculi.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

Drita: Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha.

 

Shpërndaje në: