Prishtina-Drenica: Mbyllet pjesa e parë e gjysmëfinales së Kupës, epërsi 2-0

Prishtina-Drenica: Mbyllet pjesa e parë e gjysmëfinales së Kupës, epërsi 2-0

Ndeshja e parë në futbollin kosovar pas pauzës së gjatë për shkak të koronavirusit, ajo mes Prishtinës dhe Drenicës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës është duke u zhvilluar aktualisht në “Fadil Vokrri”.

Klubi kryeqytetas është duke avancuar 2-0 pas 45 minutave lojë në pjesën e parë, shkruan Periskopi.

Ahmet Januzi ka shënuar të dy golat për kryeqytetasit, fillimisht duke qëlluar cakun në minutën e 28-të, pas asistimit nga Otto John.

15 minuta më vonë, i njëjti lojtar dyfishoi shifat duke i siguruar një epërsi komode Prishtinës në intervalin e parë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: