Prishtina – Drita nuk shtyhet, ja kur do të zhvillohet

Prishtina – Drita nuk shtyhet, ja kur do të zhvillohet

Xhiroja e tretë sjellë një prej ndeshjeve më interesante të elitës së futbollit kosovar.

Prishtina pret Dritën në “Fadil Vokrri”, në një 90 minutësh që pritet të jetë shumë i luftuar nga dy skuadrat për të rrëmbyer pikët që vlejnë shumë.

Gjilanasit kanë kërkuar që ndeshja të shtyhet për 24 orë, pasi që nesër (e enjte) ballafaqohen me Legian në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Megjithatë, Gazeta Olle mëson se takimi nuk do të shtyhet për shkak se edhe xhiroja pasardhëse pritet të luhet në mesjavë.

Sfida zyrtarisht është regjistruar në terminin 13:30 të dielën.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Dritën këtë edicion.

Federata e Futbollit të Kosovës vendosi t’i shtyjë dy ndeshjet e para të Dritës në elitë, ndaj Llapit dhe Trepcës ’89, për shkak të angazhimeve në Evropë.

Shpërndaje në: