Prishtina e mbyll pjesën e parë me epërsi solide kundër Feronikelit, thatë si Sahara në ndeshjen Malisheva-Ballkani

Prishtina e mbyll pjesën e parë me epërsi solide kundër Feronikelit, thatë si Sahara në ndeshjen Malisheva-Ballkani

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që kanë filluar nga ora 15:00, në kuadër tëxhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Periskopi.

Prishtina është duke fituar 2-0 si mysafire e Feronikelit, falë golave nga Endrit Krasniqi në minutën e tetë dhe Leotrim Kryeziut në minutën e 31-të. Gola të tjerë nuk pati në këtë interval.

Në anën tjetër, Malisheva dhe Ballkani regjistruan një rezultat të zakonshëm dhe të mërzitshëm në Superligë pas pjesës së parë, teksa barazuan pa gola.

Nuk është larg mendsh nëse ndeshja shpërthen në minutat e fundit me gola e kartonë të kuq, siç di të ndodhë shpesh. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: