Prishtina me njërën këmbë në finale të Kupës së Kosovës: Mposht bindshëm Drenicën në ndeshjen e parë

Prishtina me njërën këmbë në finale të Kupës së Kosovës: Mposht bindshëm Drenicën në ndeshjen e parë

Prishtina ka shkelur në finalen e Kupës së Kosovës me njërën këmbë, pasi mposhti Drenicën të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, me rezultat 3-0.

Kryeqytetasit ishin bindshëm më të mirë se rivali në “Fadil Vokrri”, teksa fitorja u sigurua pas një dominimi absolut në pjesën e parë, shkruan Periskopi.

Ahmet Januzi shënoi dy herë në pjesën e parë (28′, 43′) për të shkuar në interval me dy gola epërsi.

Në pjesën e dytë, nuk pati gola deri në minutën e 90-të kur Meriton Korenica trefishoi epërsinë e kryeqytetasve.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave, me Prishtinën që është favorit absolut për të kaluar në finale. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: