Prishtina – Norrkoping, nuk ka transmetim televiziv

Prishtina – Norrkoping, nuk ka transmetim televiziv

Ndeshja mes Prishtinës dhe Norrkopingut nuk do të ketë transmetim televiziv.

Takimi i së enjtes nga ora 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, nuk ka pasur interesim nga mediat kosovare.

Sipas klubit nga kryeqyteti, interesimi ka qenë shumë i vogël me oferta nëncmuese. Kështu klubi i ka ftuar të gjithë adhuruesit në stadiumin mitrovicas për ta përcjellë ndeshjen e dytë të Prishtinës.

Kujtojmë se ndeshja e parë u mbyll me rezultat bindës në të mirë të suedezëve 5 me 0, në kuadër të Europa Ligës.

Shpërndaje në: