Prishtina pëson humbje turpëruese: Plisat bëjnë të ditur se kënd e duan trajner

Prishtina pëson humbje turpëruese: Plisat bëjnë të ditur se kënd e duan trajner

Tifo-grupi kryeqytetas, Plisat, kanë kthyer përsëri kontestimet ndaj trajnerit të Prishtinës, Mirel Josës

Pas humbjes së turpshme në “Fadil Vokrri”, ku Flamurtari fitoi 2:0 edhe pse luajti me karton të kuq nga fillimi i ndeshjes, Plisat kanë kërkuar rikthimin e Afrim Tovërlanit, shkruan Gazeta Olle, përcjell Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Plisave, Albert Kastrati.

Ai mendon që vetëm Tovërlani mund ta kthjellë ekipin bardhekaltër.

Kjo ishte disfata e dytë e Prishtinës në dy ndeshjet e para në shtëpi sivjet, ku një javë më parë u mund edhe nga Trepça ‘89.

Shpërndaje në: