Prishtina triumfon kundër Malishevës

Prishtina triumfon kundër Malishevës

Prishtina ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Malishevës në ndeshjen e javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Besnik Krasniqi e zhbllokoi rezultatin me një gol nga penalltia (23’).

I njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë (45’+2) duke realizuar po ashtu nga pika e bardhë.

Ronald Sobowale e ngushtoi rezultatin në mbyllje të takimit (89’), mirëpo skuadra mysafire nuk ia doli të shmangte humbjen.

Kjo ishte fitorja e tretë e Prishtinës që numëron edhe katër barazime dhe tri humbje, ndërsa qëndron në vend të pestë në tabelë me një pikë më shumë se Malisheva që regjistroi humbjen e katërt.

 

Shpërndaje në: