Prishtinasi kafshohet në mes të ditës nga qentë endacakë te Parku i qytetit

Prishtinasi kafshohet në mes të ditës nga qentë endacakë te Parku i qytetit

Qentë po paraqesin rrezik të madh për banorët e kryeqytetit.

Viktimë e radhës e kafshimit të tyre tani është i ri.

I riu ka dërguar një fotografi në adresë të IndeksOnline ku shihet se qeni e ka kafshuar në këmbë, sipër gjurit.

Ai tha se rasti ka ndodhur te Parku i Qytetit.

 

 

Për raste të rilla, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pati thënë se më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror per qentë endacak.

“Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?

Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.

E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë”, pati shkruar ditë më parë i pari i Prishtinës.

Kujtojmë se ditë më parë një vogëlushe 5 vjeçare ishte lënduar rëndë nga kafshimi i tillë.

Shpërndaje në: