Prishtinasi u ther me thikë nga një i sëmurë psiqik, policia jep detaje shtesë

Prishtinasi u ther me thikë nga një i sëmurë psiqik, policia jep detaje shtesë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për therjen e djeshme me thikë në Prishtinë, rast ky nga i cili u publikuan edhe pamje.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se viktima  është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull, i cili vuan nga sëmundje psiqike.

Viktima ka marrë tretman mjekësor pastaj është liruar në shërim shtëpiak.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: