Prishtinasja nuk arrin të shkojë në punë shkaku i qenve endacak: Ju lutem më ndihmoni

Prishtinasja nuk arrin të shkojë në punë shkaku i qenve endacak: Ju lutem më ndihmoni

Rreziku prej qenve endacak vazhdon të jetë i madh për qytetarët.

Sot një qytetare nga Prishtina ka shprehur shqetësimin e saj, ku thotë se nga frika e qenve endacak nuk  ka mundur të shkojë në punë.

Ajo ka bërë të ditur se jeton në lagjen e Muhaxherëve.

Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi nga ku dëshmohen shenjat e gjakut nga sulmet që janë bërë nga po këta qenë.

“Unë dalë çdo ditë në ora 07:20 për punë, por kam fillu të urrej punën shkaku që më duhet me kalu këndej çdo ditë tu leh e tu më ndjekë. Ju kisha lutë të më ndihmoni në informacione se si të ankohem, ku të ankohem”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Shpërndaje në: