Prishtinë: Dy automjete në lëvizje bëjnë ndeshje, e pëson këmbësori

Prishtinë: Dy automjete në lëvizje bëjnë ndeshje, e pëson këmbësori

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ky janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori.

“Rreth orës 13:20,  në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet në levizje dhe një këmbësor.Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili  është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti.

Shpërndaje në: