Prishtinë: Një person rrihet me sigurimin e diskotekës, i bën për spital

Prishtinë: Një person rrihet me sigurimin e diskotekës, i bën për spital

Një person është arrestuar pasi është përfshirë në një përleshje fizike me pjesëtarë të sigurimit të një diskoteke në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë, teksa njoftohet se të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

“Rr. Eqrem Qabej, Prishtinë 10.01.2022 ─ 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke u hedhur sprej syve, dy viktimave meshkuj kosovarë, pjesëtarëve të sigurimit të një diskoteke. Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: