Prishtinë: Nxënësit barten rrezikshëm në shkollë nga kombi i paregjistruar qe tri vjet, Policia reagon

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës e ka njoftuar popullin se ka marrë masa ndaj një kombibusi që po bartte në forë të pasigurt nxënësit e një shkolle në Prishtinë.

Qytetarë të ndërgjegjshëm e kishin thirrur Policinë duke i treguar për ngjarjen e rëndë.

Për më shumë, doli se prej 11 majit 2018 ky kombibus nuk kishte pasur fare regjistrim.

Personi në fjalë ishte dënuar me 150 euro, përcjell Periskopi.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Gjergj Fishta. /Periskopi

Siguria në rrugë, qëllimi jonë i përbashkët

Prishtinë 14 tetor 2021- Pas pranimit të informatës, nga qytetarët, se nxënësit e një shkolle në Prishtinë, po transportohen në mënyrë të pasigurt për në shkollë, menjëherë ka reaguar Njësiti i Komunikacionit Rrugor.

Masat ndaj ngasësit të automjetit janë marrë nga zyrtarët kompetent, të cilët përveç gjobës për bartje të pasigurt të pasagjerëve, kanë larguar nga qarkullimi automjetin, si dhe ka konfiskuar targat e automjetit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar mbi 450 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, andaj për sigurinë e të gjithëve në rrugë, kërkojmë nga pjesmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.