Pritet që të gjykohet ushtari i parë rus për krime të luftës në Ukrainë

Pritet që të gjykohet ushtari i parë rus për krime të luftës në Ukrainë

Një ushtar 21-vjeçar rus pritet që të gjykohet në Ukrainë për një krim të dyshuar të luftës, citohet të ketë Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës nga agjensia e lajmeve Interfax Ukraine, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Iryna Venediktova tha sot se ushtari rus, që për momentin është në mbajtje, do të paraqitet para gjykatës për vrasjen e një civili të pambrojtur në regjionin Sumy të Ukrainës.

Në muajin e fundit, Venediktova kishte thënë se “ka një numër të madh të rasteve” të vrasjeve të civilëve ukrainas nga trupat ruse teksa ajo konfirmoi se ekipi i saj është duke punuar në më shumë se 8.000 mijë raste të krimeve të luftës në vendin e saj.

Ajo më vonë kishte identifikuar 10 ushtarë rusë për kryerjen e mizorive në Buça, vend ku u shpalosën dëshmitë e vrasjeve në mas. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: