Pritet rënie e temperaturave, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Pritet rënie e temperaturave, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kryesisht me diell e ngrohtë në fillim të javës. Nga e enjta më shumë vransira e rënie e lehtë e temperaturave. Mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e enjte do të fillojnë të shtohen vransira, e gjasa të ulëta për riga lokale shiu priten përreth viseve malore. Gjithashtu edhe temperaturat pësojnë një rënie lehtazi nën vlera mesatare.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Natën në mes së martës e mërkurës, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror për shkak edhe të mosqarkullimit të mirë ajror, e vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta. Pasditeve nën kushte të motit të kthjellët e me diell, rritje mund të ketë edhe të ozonit sipërfaqësor, që vende-vende edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo dhe të dobëta.

25.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell dhe erë orëve të pasdites.

26.04 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.

27.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

28.04 – Më shumë vransira e më freskët. Rreth viseve malore pasdite mundësi për riga lokale shiu.

29.04 – Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet me një trend rritës deri të mërkurën nga 20C në 23C, e të enjten zbresin në 16C e 15C.

Era frynë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-6m/s, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme e fuqishme 7-15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rritje edhe mbi vlera mesatare.

Shpërndaje në: