Pritet spektakël i vërtetë, zbulohet këngëtarja që do hapë finalen e Ligës së Kampionëve

Pritet spektakël i vërtetë, zbulohet këngëtarja që do hapë finalen e Ligës së Kampionëve

Camila Cabello do të jetë ylli që do të hapë finalen e Campions League 2022 në “Stade de France” mes Liverpool dhe Real Madrid.

Këngëtarja kuban-amerikane do të performojë një miks pesë minutësh të hiteve të saj përpara fillimit të sfidës më të rëndësishme për klube.

25-vjeçarja që ka bashkëpunuar me Shawn Mendes, Ed Sheeran dhe emra të tjerë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se do të jetë më 28 maj në Paris.

“Jam shumë e emocionuar që po ngjitem në skenën e UEFA-s. Finalja e Champions League në Paris këtë muaj. Kam shumë surpriza për ju”-shkruan Camila në postimin e saj, ndërsa shfaqet duke performuar me imazhin e kupës së Champions League të dukshëm.

Shpërndaje në: