Pritje e zbehtë për Albin Kurtin në Mitrovicë, dalin vetëm rreth 20 persona

Pritje e zbehtë për Albin Kurtin në Mitrovicë, dalin vetëm rreth 20 persona

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka vizituar Mitrovicën për t’i ofruar përkrahje kandidatit të partisë së tij, Agim Bahtirit.

Vizita e Kurtit erdhi pas sondazheve dhe opinionit të qytetarëve mitrovicas për humbjen e Bahtirit, gjë që ka bërë që shumë figura të vijnë në Mitrovicë që ta ndihmojnë kandidatin e VV-së.

Por mitrovicasit si duhet nuk ishin të interesuar ta mirëpresin Kurtin, shkruan Jepi zë.

Në një foto nga kjo vizitë shihet se kryeministrin kanë dalur ta presin vetëm rreth 20 persona.

Ndryshe, kandidatura e Bahtirit ka shkaktuar shumë përçarje brenda VV-së në Mitrovicë, pasi një pjesë e aktivistëve të parë dhe më të angazhuar po e kundërshtojnë atë, ndërsa një pjesë e kandidatëve për asamble nga kjo listë nuk po e kërkojnë votën fare për Agim Bahtirin.

Para disa javësh mitrovicasit kishin mbushur muret e lagjes Tavnik me grafite “E duam Albinin, por jo Agimin”.

Shpërndaje në: