Pritjet në emergjencën e Lipjanit mbi një orë, drejtori: S’është asgjë e jashtëzakonshme

Pritjet në emergjencën e Lipjanit mbi një orë, drejtori: S’është asgjë e jashtëzakonshme

Një numër i madh i qytetarëve të Lipjanit janë duke pritur më shumë se një orë Emergjencën e këtij qyteti për të marrë shërbime mjekësore.

Siç merr vesh Klankosova.tv, në këtë qendër emergjente qytetarët për të marrë shërbime po presin më shumë se një orë pasi janë vetëm dy mjekë, njëri është në intervenim dhe tjetri duke kontrolluar qytetarët e tjerë.

Në lidhje me rastin, Agim Krasniqi, drejtori i Emergjencës së Lipjanit  tha se pritja prej një orë nuk është e jashtëzakonshme, pasi ka fluks të madh

“Nuk ka asnjë gjendje të jashtëzakonshme. Zakonisht janë dy mjekë. Pritja në emergjenca gjithkund në botë është 6-7 orë kështu që nuk është e jashtëzakonshme me pritë një orë, por unë do e verifikoj pse është i gjithë ky fluks”, është shprehur fillimisht Krasniqi për Klankosova.tv

Pas verifikimit, ai tha se “janë dy mjek, njëri është në teren dhe tjetri është duke punuar. Fluksi është i madh”, tha Krasniqi.

 

Shpërndaje në: