Privatizohet ‘havaja’: Dy astronautët mbërrijnë me anijen kozmike të Muskut në Stacionin Hapësinor

Periskopi.com Lajme

Astronautët e NASA-s dhe SpaceX kanë arritur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar si pjesë e misionit historik tashmë.

Astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken arritën në destinacion pas një udhëtimi 19 orësh që filloi nga Qendra Hapësinore Kennedy.

Kjo ishte e para herë që kompania hapësinore e Elon Muskut – apo çfarë kompanie private – çon njerëzit në hapësirë, e po ashtu hera e parë që astronautët janë nisur për në hapësirë nga toka amerikane që nga përfundimi i programit Space Shuttle në vitin 2011, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Stacioni Hapësinor do të shërbejë si shtëpi për dy astronautët amerikanë gjatë muajve të ardhshëm, gjatë së cilës periudhë do të kryhen testime të tjera mbi kapsulën Crew Dragon që i çoi ata atje.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine shkroi në Twitter “Mirëseerdhët në shtëpi” për çiftin e astronautëve. “Dy baballarët e preferuar të Amerikës në hapësirë kanë zbarkuar në Stacionin Hapësinor”, shkroi më tej ai.

Qëllimi i këtij misioni është të demonstrojë aftësinë e SpaceX për të bartur astronautët në hapësirë dhe për t’i kthyer mbrapsht në tokë. /Periskopi

Shpërndaje në: