Privatnikëve ende s’iu dalin 100 eurot e premtuara, Azemi – Hekuran Muratit: Po shkaktoni nervozizëm

Privatnikëve ende s’iu dalin 100 eurot e premtuara, Azemi – Hekuran Muratit: Po shkaktoni nervozizëm

Kryerat i SPSPK-së Jusuf Azemi ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave Hekuran Murati rreth mjeteve shtesë prej 100 eurosh për punonjësit e sektorit privat.

Më 21 prill 2022 ishte hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për marrjen e burnusit nga 100 euro në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe pas 20 ditësh këto mjete ende nuk janë ekzekutuar.

“Ne e kuptojmë se të gjithë ata që nuk kanë të dhëna të sakta, shkaktojnë problem, por shtrohet pyetja, pse për ata te cilët këto të dhëna i kanë të sakta nuk lëshohen mjetet? Ministri Murati kishte deklaruar se do të formohet komisioni për verifikimin e aplikuesve, dhe ne mendojmë që verifikimi le të bëhet për ata që kanë mungesën e te dhënave, por për ata që janë në rregull kjo vonesë po shkakton nervozizëm, andaj ju thërrasim që ata të cilët kanë bërë aplikimin në rregull të bëhet shpërndarja e mjeteve të cilat iu premtuan nga Qeveria”, ka thënë Azemi.

Çka po ndodhë?

Punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende nuk i kanë marrë 100 eurot , të cilat iu premtuan nga kryeministri Albin Kurti, më 12 prill.

Shtesat deri tash u kanë dalë vetëm pensionistëve dhe punëtorëve të sektorit publik.

Datë të saktë se kur do t’iu dalin paratë në xhirollogari kategorive të tjera, s’është dhënë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar në fund të prillit se gjatë javës së parë të majit pritet të fillojë verifikimi i aplikimeve për këto para. Njoftim tjetër nga Ministria më s’ka pasur.

 

Shpërndaje në: