Privilegji i të qenit minister: Rifat Latifi zgjodhi mjekun e preferuar ta operojë, detyroi një pacient të ia liroj dhomën

Privilegji i të qenit minister: Rifat Latifi zgjodhi mjekun e preferuar ta operojë, detyroi një pacient të ia liroj dhomën

Sot, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Klinikën Emergjente nuk shkoi për të parë gjendjen e saj, por për gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo pasi një shqetësim që ndjeu në bark e që kishte të bënte me apendicitin, i njohur në popull si zorra qorre, detyroi ministin Latifi të kërkojë ndihmë nga mjekët.

Ani pse aty kishte një ekip kujdestar, Televizioni T7 mëson se kreu i Ministrisë së Shëndetësisë zgjodhi vet mjekun që do ta trajtonte atë.

E për t’i bërë një vend ministrit, një pacient u detyrua t’ia lirojë dhomën.

Si për t’ia dëshmuar ministrit kushtet që janë në QKUK në atë situatë ai do të mbetej pa një jastëk.

Kjo megjithatë do të ishte një problem i vogël, pasi në mesnatë nga shtëpia erdhi kirurgu Enver Fekaj për ta kryer intervenimin.

I kontaktuar nga T7 ky konfirmon se ka kryer intervenimin, ndërsa ardhjen nga shtëpia për këtë trajtim ky e quan si ndihmë për kolegët e tij.

Kirurgu Fekaj ka qenë edhe kandidat për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale. Ani pse në një gjendje të mirë, megjithatë ministri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv, klinikë kjo e cila ka kushte më të mira.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte ishte planifikuar një takim i minstrit Latifi me homologen e saj nga Shqipëria. Për shkak të shëndetit të tij, ky takim është mbajtur nga vartësit e tij.

Shpërndaje në: