Prizren: Gjen gruan e rrahur kur kthehet në shtëpi në mbrëmje

Prizren: Gjen gruan e rrahur kur kthehet në shtëpi në mbrëmje

Gjatë ditës së djeshme në Prizren, një person ka raportuar në polici se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpi, e kishte gjetur gruan e tij me lëndime trupore.

Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: