Prizren: Vdes një grua në sallën e operacionit në një ordinancë private

Prizren: Vdes një grua në sallën e operacionit në një ordinancë private

Një grua ka vdekur derisa ishte duke u operuar në një ordinancë private në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për këtë rajon, i cili tha se një djalë ka deklaruar se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë.

Gashi tha se rasti është iniciuar si ‘trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

“Me datë 23.06.2022 rreth orës 17:10 kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancë private e cila gjendjen në rrugën, “Gjeravica” në Prizren. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese, i njëjti deklaron se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të iniciohet, “ Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Rasti po hetohet nga njesitet rajonale të hetimeve në Prizren.”, tha Gashi.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në: