Prizrenasi dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë, shkak erërat e forta

Policia njofton për lëndimin e një qytetari dje në Prizren.

Siç njofton policia, si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Policia thekson se viktima është dërguar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR (AKSIDENTAL) /Tranziti i vjetër, Prizren 06.06.2022 – 16:00. Si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur viktimën mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës.

 

-->

MË SHUMË PËR

TE FUNDIT