Prizrenasi kanos dy policë dhe tre inspektorë të AUVK’së derisa po inspektonin lokalet

Prizrenasi kanos dy policë dhe tre inspektorë të AUVK’së derisa po inspektonin lokalet

Në Prizren është arrestuar një mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e e AUVK-së, derisa ishin në inspektimin e lokaleve afariste dhe të gastronomisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës.

“I dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shpërndaje në: