Probleme me zemrën – ylli i Bayern i nënshtrohet një operimi

Probleme me zemrën – ylli i Bayern i nënshtrohet një operimi

Bayern Munich do të jetë për një kohë pa shërbimet e Kingsley Coman.

Lojtari francez i cili deri më tani ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke fituar shumë trofe në skuadra të ndryshme, ka vuajtur shumë edhe nga lëndimet.

Më herët ai thoshte se po t’i shfaqej një lëndim tjetër, do ta konsideronte pensionimin. Për fatin e tij të keq, këmbët qëndruan, por tani ai ka probleme me zemrën, përcjell Periskopi.

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka bërë të ditur se Coman i është nënshtruar një operimi si pasojë e këtyre problemeve.

“King pati një operim dje, ai ka një shqetësim me zemrën”, ka thënë Nagelsmann.

Problemet thuhet se nuk janë të mëdha dhe lojtari mund të kthehet në stërvitje qysh pas një jave apo një jave e gjysmë. /Periskopi/

Shpërndaje në: