Problemet me lëndime, Murray njofton tërheqjen nga tenisi

Problemet me lëndime, Murray njofton tërheqjen nga tenisi

Tenisit nga Britania ka vendosur t’i jap fund karrierës.

Andy Murray ka vendosur t’i thotë lamtumirë sportit që dashuronte më shumë. Britaniku organizoi një konferencë ku i përfshirë nga emocionet dhe lotët njoftoi se ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga tenisi i luajtur.

31-vjeçari shpreson që fizikisht të jetë i aftë të zhvillojë edhe turneun e Wimbledonit e më pas të largohet, por gjasat janë të shumta që ai të largohet qys pas përfundimit të Australian Open që fillon pas pak ditësh.

“Dhimbjet që ndjej në kockat e legenit janë shumë të mëdha dhe të papërballueshme. Dua ta mbyll në Wimbledon por nuk e di nëse do ja dal të luaj deri atëherë, ekziston mundësia që të tërhiqem menjëherë pas Australian Open”, theksoi Murray.

Vërtetë emocionuese edhe disa nga arsyet se pse Andy Murray vendosi të braktisë sportin e zemrës.

“Po largohem sepse dua të jem i aftë të kryej gjërat më normale pa ndjerë dhimbje, si të lidh këpucët, kam vërtetë shumë dhimbje dhe nuk jam në gjendje të mirë, edhe ndërhyrja që kreva vitin e kaluar nuk më ka përmirësuar aspak, nuk dua të rrezikoj më shumë shëndetin tim”, përfundoi ai.

Andy Murray në karrierën e tij ka fituar tre Grand Slam, dy herë Wimbledonin më 2013 dhe 2016 dhe një herë US Open në vitin 2012.

 

Shpërndaje në: