Problemet në Durrës, ambasadori amerikan zbarkon në qendrat e votimit
Një prej qarqeve ku janë shënuar probleme në orët e para të votimit sot ishte Durrësi.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar me foto blerjen e votave nga kandidatët e PS-së. Ndërkohë që në Shijak sipas kësaj force politike situata është edhe më e keqe.
Për këtë arsye duket se ambasadori amerikan, Donald Lu, ka dashur ta shohë vetë nga terreni gjendjen.
Ai është fotografuar në një qendër votimi të qytetit bregdetar, teksa ndjek procesin.




