Problemet shëndetësore të Fifit, Monika zbulon detajin që nuk e dinte askush

Problemet shëndetësore të Fifit, Monika zbulon detajin që nuk e dinte askush

Sonte në post Big Brother VIP është rikthyer sërish situata e “shkopit” e cila ishte krijuar në shtëpi gjatë kohës kur Fifi ishte brenda shtëpisë.

Atë kohë Semi ishte ajo e cila ishte ndjerë keq dhe përjetoi gjendje ankthi.

Monika ka zbuluar detaje që nuk i dinim për Fifin dhe bisedës që është bërë tek dhoma e rrëfimit për gjendjen shëndetësore të këngëtares.

Semi: Dhe tani që e shoh nuk është se më jep ndonjë ndjesi. Ai nuk ka qenë moment i mirë. Nuk mendoj ndryshe, mendoj se ka qenë gabim e gjithë loja dhe mbaj mend që Monika më ka thënë që kisha fjetur gjumë se po të kisha qenë zgjuar, nuk do e kisha lejuar. Realisht, këtë situatën e përjetoj keq dhe nuk do të doja të shpërtheja në këtë moment.

Monika: Fifi ishte në një gjendje emocionale kur kishin mjekët dhe të nesërmen nga vëllai i madh jam thirrur dhe më kanë thënë, kujdes Fifin. Në orët e para të mëngjesit, Fifi tha dua të dal. Dalim bashkë i thashë dhe me ne ishte edhe Paloma. Tha dua të bëj diçka të ndryshoj gjendjen time dhe mes nesh të trejave po fillonte një lojë. Atë lojë, fillimisht kam dashur ta bëj me Palomën dhe i thashë nuk do futesh ti sepse banorët po të sulmojnë, ndaj po futem unë. E gjitha u bë që gjendja emocionale e Fifit të shkonte mirë. Kemi shkuar tek Vëllai i Madh dhe na tha merrni një shkop për të bërë lojën. Ndaj shkopi do të përdorej si sinjal. E bëmë te Arjola dhe ajo e kuptoi ndaj e percipituam lojën. Kur Arjola thotë boll me këtë, Paloma thotë duhet të flemë, Fifi duhet të shkonte të linte shkopin, ngrihen çunat dhe e kapin me shkop në dorë.

Semi: Ideja është që e gjithë situata u zgjat më shumë se sa duhej.

Monika: Në momentin kur ti ke qenë aty, Fifi ka qenë e ulur tek Arjola. Unë kam dëgjuar të bërtiturat për të ardhur. Fifi ishte pa shkop dhe ti ke agravuar situatën.

Semi: Unë kam agravuar situatën? Diskutimi ishte çfarë lloj loje është kjo. Të gjithëve i dukej gjëja më normale në shtëpi.

Shpërndaje në: