Problemi me trajnerin Daja, Kushtrim Gashi vjen me një reagim të çuditshëm pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Kushtrim Gashi nuk ishte sonte pjesë e skuadrës së Ballkanit për ndeshjen e sotme, kjo pas problemit të fundit që kishte me trajnerin Daja.

Mesfushori thuhet se ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit që ai të mos ishte startues në ndeshjen ndaj Zalgiris.

Trajneri shqiptar tha pas ndeshjes sonte që janë probleme që ndodhin tek klubet dhe se Gashi nuk e ka dhënë atë që pritej nga ana e tij.

Megjithatë, një reagim interesant dhe i çuditshëm erdhi nga mesfushori, i cili postoi fotografinë e trajnerit derisa po fliste pas ndeshjes.

Nuk dihet se pse e bëri këtë gjë, por duhet të jetë një mesazh ndaj trajnerit shqiptar.