Profesori nuk përmbahet, kryen marrëdhënie me partneren gjatë mësimit ‘online’

Profesori nuk përmbahet, kryen marrëdhënie me partneren gjatë mësimit ‘online’

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos, në Itali, vendosi një video për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.  Profesori, në fakt gaboi: kamera kapi gjithçka dhe të gjithë studentët e panë atë.

Sipas mediave italiane, ngjarja, sa e pazakontë, aq edhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve. Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen dhe shkruajti një letër ku i kërkonte falje studentëve.

“Nuk mendoja se mund të shihesha drejtpërdrejtë – shkruan profesori në letrën e tij.

“Personi që ishte me mua nuk më kishte takuar me muaj për shkak të pandemisë. Distanca e bëri të veten, sepse lidhja jonë është një marrëdhënie e qëndrueshme. Jam hipnotizuar, një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë. Të bindur se nxënësit ishin të zënë duke ndjekur videot dhe mësimin, ne e lejuam veten të shkonte aty ku shkoi. Unë do të doja të gjykohesha si një person, sepse nuk jam një pervers ose ekzibicionist. Për këtë unë kam paraqitur dorëheqjen time. Do të doja të kuptohesha dhe të mos gjykohesha për atë që ndodhi ”, ka shkruar profesori në letrën e tij të dorëheqjes.

Shpërndaje në: