Profesori pas punësimit të motrës së deputetit të VV-së: S’ka më parti kundër familjarizmit

Profesori pas punësimit të motrës së deputetit të VV-së: S’ka më parti kundër familjarizmit

Profesor Avdi Smajljaj, ka reaguar pas punësimit të motrës së deputetit të VV’së, Enver Haliti, Lebibe Haliti, e cila ditë më parë është emëruar U.D. e Kryeinspektores së Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas professor Avdiut, tashmë nuk ka parti kundër familjarizmit, siç shkruan ai ‘’ Tani po hyjmë në fazën e post-shpresës, të dominuar me kriza të thella besimi në politikë.’’

Postimi:

Aktualisht në Kosovë nuk ka më as edhe një parti që mund të konsiderohet se është kundër nepotizmit, familjarizmit, informalitetit, klientelizmit, e favoritizmit.

Për qytetarët që besojnë se favoritizmi, nepotizmi, familjarizmi, klientelizmi, informaliteti, janë në kundërshtim me vlerat demokratike, liberale, e vlerat e organizimit institucional modern, nuk ka ndonjë adresë politike ku ata/ato mund të drejtohen e shpresojnë kundër këtyre veseve të dëmshme në politikë, e nga ku mund të presin shtytje për emancipim demokratik.

Tani po hyjmë në fazën e post-shpresës, të dominuar me kriza të thella besimi në politikë.

Shpërndaje në: