Profesori universitar numëron ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Kosovë
Ai ka treguar se ndotja e mjedisit në Kosovë më së shumti shkaktohet nga Korporata Energjetike e Kosovës, “Ferronikeli”, pastaj fabrika e çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit, transporti rrugor dhe ndërtimet.
“Mjedisi ynë është i ndotur një kohë të gjatë”, ka thënë ai në emisionin “Puls” të KTV-së.
Sipas tij, edhe ujërat po ashtu janë ndotur në masë të madhe.
“Toka është duke u shkatërruar nga gurëthyesit që janë shkatërruesit më të mëdhenj të biodiversitetit”, ka shtuar ai më tej.
“Mos harroni, në një popullatë me 1.8 milion banorë kemi 835 vdekje të parakohshme. Ky është tmerri ku po jetojmë”, ka shtuar ai.



