Profil| Kush ishte Kastriot Myftaraj që dyshohet se kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt

Profil| Kush ishte Kastriot Myftaraj që dyshohet se kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt

Kastriot Myftaraj, autor i emisionit “Ju flet Moska”Ora News ka ndërruar jetë sot. Ai dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra. Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare. Për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e emisionit të Arian Çanit në “Tv Klan”, ndërsa së fundi prej disa vitesh ishte pjesë e ekranit të “Ora News”, me emisionin e tij “Ju flet Moska”.

Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’.

Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorje e BE-së në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’.

Policia njoftoi se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në njoftim bëhet me dije se Myftaraj është vetëhedhur rreth orës 12:55 të ditës së sotme.

Ngjarja është parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Megjithatë mediat shkruajnë se çështja po hetohet dhe nuk përjashtohet mundësia e një tjetër piste.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Shpërndaje në: