Programi, guximi për vendimmarrje dhe energjia janë arsyet pse Daut Haradinaj duhet të votohet të dielën 

Programi, guximi për vendimmarrje dhe energjia janë arsyet pse Daut Haradinaj duhet të votohet të dielën 

Këtë të diele Kosova voton për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Pa dyshim, për secilën komunë procesi zgjedhor është i rëndësishëm, por Prishtina ka vëmendjen më të madhe për faktin se është kryeqytet, por edhe sepse gara është e ngushtë dhe Prishtina ka nevojë të madhe për një ndryshim në përfaqësim.

Kur jemi te e ndryshmja në këtë garë zgjedhore, Daut Haradinaj është kandidati i dalluar në këtë mes, sepse ai synon reformë të thellë në kryeqytet.

Pa komplekse për prejardhjen, partinë e shtratin kulturor ku përket, Haradinaj nuk e ka fshehur identitetin e tij për ta rritur përkrahjen. Në vend të kësaj, ai ka qenë vetvetja në takime me qytetarët e Prishtinës, për çka edhe ka fituar përkrahje të madhe në mënyrë progresive.

Haradinaj ka një program voluminoz që i përgjigjet shumicës së nevojave të qytetarëve, atyre në qytet, por edhe atyre në zona rurale të Prishtinës. Nëse lexohet programi i tij qeverisës, lehtazi kuptohet synimi i tij për ndryshimin e madh për të cilin Prishtina ka nevojë.

Megjithatë, një program i mirë do të ishte i pamjaftueshëm, pa një kryetar të guximshëm dhe energjik për zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Daut Haradinaj, disa herë gjatë karrierës së tij politike, ka dëshmuar që është i palodhshëm dhe që e ka fuqinë dhe rrezatimin e fuqishëm për ta imponuar autoritetin e tij në çështje të ndërlikuara ku bashkëdyzohen interesat e subjekteve të ndryshme.

Është percepsion i gjerë në Prishtinë, që Haradinaj tashmë është në garë seriozisht, që Haradinaj do të jetë në balotazh me njërin prej kandidatëve të tjerë.  Ajo që është e dukshme dhe e pranueshme deri tani, në këtë fushatë zgjedhore, është fakti se për të të ndryshuar Prishtina, duhet të fitojë Daut Haradinaj.

(e)

Shpërndaje në: