Programi i Qeverisë Kurti II si skicë fëmijësh: Ja pjesët më qesharake të tij

Programi i Qeverisë Kurti II si skicë fëmijësh: Ja pjesët më qesharake të tij

Qeveria ka publikuar “Programin Qeverisës”. Por, çka përmban ai? 

U deshën gati 50 ditë në pushtet dhe më shumë se 11 vjet në opozitë që Albin Kurti të paraqiste një “Program Qeverisës” për të treguar vizionin e tij për vendin. Por, i ashtuquajturi “Program” del të mos jetë më shumë se një skicë fëmijësh që do të mund të përgatitej edhe nga një nxënës fillorist, komenton Periskopi.

Dokumenti mban titullin “Programi Qeverisës 2021-2025”. Në vetëm 57 faqe A4, aty ofrohen një lum konstatimesh të thjeshta e patetike të përcjella nga shumë gabime drejtshkrimore e sintaksore.

Por, kur dilet përtej këtyre gabimeve, në këtë dokument jepej fraza tepër të përgjithshme që përsëriten e përsëriten gati në secilin prej kapitujve.

Përkundër që dokumenti është fare i vogël, i mungon tërësisht konkretësia. Një mungesë kjo që duket sikur shprehet edhe me anë të premtimit për “liberalizim vizash”, me tekstin që duket sikur është kopjuar nga qeveritë e kaluara.

“Qeveria e Kosovës synon liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të sigurohet për ndërmarrjen e hapave të domosdoshëm për përmbushjen e këtij qëllimi.” – shkruhet në program, përcjell Periskopi.

Fjalia që pason këtë zotim cliché është zotimi për një përpjekje që ta depolitizojnë procesin dhe ta kthejnë në nivelin teknik. WTF? Të kujtojmë se Kosova tashmë i ka përmbushur të 95 kriteret për liberalizim vizash, dhe kjo gjë është pranuar edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Në një prej pjesëve më konkrete të programit është lufta kundër ekonomisë informale. Ajo që bie në sy është mungesa e plotë e senistivitetit duke qenë se një pjesë e madhe e qytetarëve që bëjnë biznes në ekonomi informale i takojnë shtresës së varfër të shoqërisë dhe përmes punës së tyre thjesht nxjerrin bukën e gojës.

Programi i Kurtit premton se përveç që do të rris inspektorët dhe dënimet për, ta zëmë, shoferët e “taksive ilegale”, ai do ta angazhojë kundër tyre edhe Inteligjencën.

Një tjetër gjë që bie në sy është edhe përmendja e forcimit të marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, por jo edhe me ShBA-në, aleatin më të madh të vendit dhe se dy prioritetet kryesore do të jenë luftimi i pandemisë dhe ringjallja e ekonomisë. Më poshtë e keni dokumentin e plotë:

programi-i-Qeverise-se-Kosoves-2021-2025_final-4

Shpërndaje në: