Projektligji për Paga, sindikatat e shëndetësisë nesër protestojnë para Qeverisë

Projektligji për Paga, sindikatat e shëndetësisë nesër protestojnë para Qeverisë

Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës kanë bërë të ditur se nesër do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar projektligjin për pagat .

Protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të jenë pjesë marrës punonjës shëndetësor bashkë me anëtarët e Këshillit Drejtues të FSSHK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Qëllimi i kësaj Proteste është senzibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësor. Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022”.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: