Projektligji për paret e Trustit nuk procedohet në Kuvend as këtë javë: Opozita kritikon pushtetin

Projektligji për paret e Trustit nuk procedohet në Kuvend as këtë javë: Opozita kritikon pushtetin

Udhëheqësi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës që ta procedojë në kryesinë e kuvendit Projektligjin për Fondet Pensionale.

Tahiri tha se kryesia e Kuvendit do të mund ta procedonte për shqyrtim në seancë parlamentare projektligjin i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të kursimeve të qytetarëve nga Trusti.

“Sot kemi pritur të shqyrtohet projektligji për Trustin,. Një çështje e tillë qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjell projektligjin me komente, në mënyrë që ta procedojmë për seancën e radhës. Ne shpresojmë që të hënë e ardhshme ta kemi mundësinë që ta procedojmë projektligjin për Trustin”, tha ai.

Tahiri i ka ftuar deputetët e pushtetit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë për iniciativën që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Mendoj që secili deputet duhet të mendoj dhe të reflektoj për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ftoi pozitën që të arrijë një kompromis lidhur me ndryshimet e propozuara ligjore për Fondin Pensional.

Tahiri tha se rritja e çmimeve e ka bërë “të rëndë” jetën e qytetarëve dhe ka rënduar ekonomitë familjare.

Besnik Tahiri kërkon që të shkoj në seancë Ligji për Trustin

Shefi i Grupit të Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje deputetëve të pushtetit që ta sjellin në Kuvend projektligjin që ka të bëjë me tërheqjen e mjeteve nga Trusti, si lehtësim ekonomik për qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë Tahiri e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit kur u caktua seanca e ardhshme parlamentare.

Ai tha se deputetët e shumicës e dinë që sa e rëndësishme është tërheqja e mjeteve të Trustit.

“Tema e dytë ka të bëjë me trustin. Kërkesa në kryesi është e qartë; silleni ligjin për trust sa më shpejt në seancë parlamentare, pasi tani deputetët e shumicës e dinë, e kuptojnë se sa e rëndësishme është që kontributdhënësit, të punësuarit t’i tërheqin paratë e tyre në këtë krizë. Kjo është kërkesa jonë”, shtoi ai.

Ai po ashtu foli për reformën zgjedhore, teksa ngriti disa çështje në dilemë.

‘E treta ka të bëjë nacionale të rëndësishme, që është reforma zgjedhore, është dakorduar që komisioni t’i trajtojë tema të rëndësishme. Në këtë temë, AAK-ja ka qëndrim pak a shumë më të avancuar.

Tema e parë është se a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë apo me sistemin që e e kemi. Tema e dytë është a do të ketë një zonë a po shumë zona. Tema e tretë është numërimi i votave….”, u shpreh ai.

 

Shpërndaje në: