Prokurori i EULEX-it kërkon paraburgim për të dyshuarit e vrasjes së policëve të UNMIK-ut

Prokurori i EULEX-it kërkon paraburgim për të dyshuarit e vrasjes së policëve të UNMIK-ut

Prokurori Special i EULEX-it ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004.

Dy prej të dyshuarve Bajram Kiçmari dhe Alban Dizdari janë arrestuar dje pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë që i dyshuari i tretë që është Faik Shaqiri është ekstraduar gjatë natës së mbrëmshme nga Gjermania.

Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

Faik Shaqiri, i arrestuar javën e kaluar në Gjermani nën dyshimin për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004, mbrëmë  rreth orës 23 e 30 minuta është ekstraduar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar Shaqiri u ekstradua nëpërmjet Aeroportit të Munchen i shoqëruar nga policë civil ndërsa në pistë atë e priten duarlidhur pjesëtarë të specializuar të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Pas aterimit në Prishtinë, forca të shumta police e shoqëruan Shaqirin drejt një paraburgimi ndërsa dje gjatë ditës për këtë rast ishin arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë: Alban Dizari dhe Bajram Kiqmari.

Aksioni i djeshëm i policisë u mor pas një urdhri të gjykatës ku përveç Dizarit dhe Kiqmarit u arrestuan edhe dy të tjerë për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.

Në aksionin policor kanë marrë pjesë 35 policë të EULEX-it dhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës i cili është zhvilluar në disa lokacione.

Shpërndaje në: