Prokurori i Speciales: Kjo Gjykatë është frymëzuar nga zëra kosovarë

Prokurori i Speciales: Kjo Gjykatë është frymëzuar nga zëra kosovarë

Prokurori i Specializuar, Xhek Smith ka folur në hapjen e gjykimit të parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku thënë se sot është datë e rëndësishme për këtë institucion. Drejtuesi i ZPS-së ka thënë se Gjykata Speciale është e frymëzuar nga zëra kosovar dhe është krijuar me akte të popullit të Kosovës.

“Gjykata jonë dhe këto procese gjyqësore shikohen ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Pikë së pari kjo gjykatë është një gjykatë e frymëzuar nga zëra kosovarë dhe e krijuar me akte të popullit kosovarë. Më 3 gusht të vitit 2015 Kuvendi i Kosovës e krijojë këtë gjykatë me anë të miratimit të ligjit për Dhomat e Specializuar dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar, po atë ditë Kuvendi i Kosovës votoi edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës gjegjësisht për të ratifikuar ekzistencën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar Brenda kornizës së Kosovës. Përmes këtyre veprimeve dhe duke folur në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi u ngarkoi këtyre institucioneve detyrën për t’u mbështetur në punën e taskforcës hetimore speciale dhe për të gjykuar personat përgjegjës për krimet e rënda ndërkombëtare dhe ndërkufitare të kryera në territorin e Kosovës dhen ë pjesë të Shqipërisë gjatë periudhës 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Gjashtë vjet më pas kur po fillon gjykimin e parë kjo gjykatë është krenare që sinjalizon angazhimin e popullit të Kosovës për një shtet ligjor dhe për një drejtësi transparente”, ka thënë Smith.

 

Shpërndaje në: