Prokurori i Speciales: Veprimet e Haradinajt dhe Gucatit devijuan burimet tona

Prokurori i Speciales: Veprimet e Haradinajt dhe Gucatit devijuan burimet tona

Prokurori i Zyrës së Specializuar ka prezantuar para trupit gjykues pjesë të aktakuzës për Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatit.

Në pyetjen e gjykatësit ai tha se është një listë për përshkrim të sjelljes së të akuzuarve për të cilët ngritet aktakuzë, njofton Klan Kosova.

“Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga unë në lidhje me atë që thuhet në aktakuzë. ZPS pretendon se ajo që kanë bërë të akuzuarit është që kanë shpërndarë informacion konfidencial, kanë deklaruar se qëllimi i tyre për të shpërndarë këtë informacion është që të pengonin procedurën dhe kanë nxitur edhe publikun që e kanë pasë në zotërim apo kanë pasë qasje në informacion të shpërndajnë më tej dhe ta publikojnë këtë informacion, pastaj në përmbajtjen e paketës – pjesë të tyre janë shpërndarë – pra sa i takon pengimit specifik ne kemi ngritur pretendimin në tri pjesë: dëshmitarët janë frikësuar nga ajo që kanë bërë të akuzuarit, aftësia e ZPS për të proceduar penalisht këto krime u rrezikua dhe burimet e ZPS u devijuan”.

Shpërndaje në: