Prokurori për rastet e gazetarëve: Pesë aktakuza deri në gusht të këtij viti, trajtohen me prioritet

Prokurori për rastet e gazetarëve: Pesë aktakuza deri në gusht të këtij viti, trajtohen me prioritet

Prokurori Bashkim Zeqaj, njëherësh koordinator për trajtimin e rasteve të gazetarëve, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se deri nga viti 2022 deri në gusht të këtij viti janë ngritur pesë aktakuzë në rastet ku të dëmtuar janë gazetarët, ndërsa theksoi se këto raste trajtohen me prioritet.

“Prokuroria Themelore, sistemi prokurorial i trajton me prioritet për shkak se kjo është e rregulluar edhe me një vendim të Kryeprokurorit të Shtetit që nga viti 2017 dhe të gjitha rastet që kanë të bëjnë me gazetarët trajtohen në tërë sistemin prokurorial, trajtohen me prioritet”, tha Zeqaj.

I njëjti tha se veprat që kryhen ndaj gazetarëve, bëjnë pjesë në vepra penale kundër jetës dhe trupit.

“Po ashtu, dua të theksoj se veprat që kryhen ndaj gazetarëve bëjnë pjesë në veprat penale kundër jetës dhe trupit dhe ato edhe ato raste domosdo e kërkojnë që të trajtohen së shpejti”, tha Zeqaj .

Po ashtu, prokurori ndër të tjera tha se nga viti 2022 e deri në gusht të vitit 2023 janë ngritur 5 aktakuza lidhur me raste ndaj gazetarëve.

“Na i kemi vetëm 3 raste të raportuara deri në gusht të vitit 2023, domethënë i kemi 2 raste me kallëzime penale dhe një rast e kemi me raport të veçantë, këto 2 raste me kallëzime penale dua të ju informoj se kanë përfundu me aktakuzë. Po ashtu, rastet të cilat i kemi pasur në trajtim e sipër nga viti 2022 e tutje tani i kemi gjithsej pra 5 aktakuza vetëm deri në gusht të vitit 2023, domethënë edhe rastet e vitit të kaluar edhe këto, i kemi 5 aktakuza ne si Prokurori Themelore në Prishtinë”, tha Zeqaj. /BetimipërDrejtësi

Shpërndaje në: