Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 6”, shtatë të arrestuar

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 6”, shtatë të arrestuar

Policia në bashkëpunim me organet e drejtësisë është duke zhvilluar një aksion për rastin Brezovica.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit” – tha Kelani.

Ndërsa, Prokurori i çështjes, Rasim Maloku tha se deri tash janë arrestuar shtatë persona, ndërsa aksioni ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë është kryer në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë.

Lidhur me rastin e njohur si “Brezovica” deri më tani në burgje janë 30 persona, përfshirë këtyre zyrtarë të lartë të shtetit në lidhje me ndërtimet e mbi 500 vilave e hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve.

Shpërndaje në: